Pas 15 vitesh në spital, 32-vjeçari autik kthehet në shtëpi

Një burrë me autizëm, i cili ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij i "burgosur" në një spital psikiatrik, është kthyer në shtëpi.

Ryan Clarke, 32 vjeç, u shtrua në  spital në vitin 2006.

Nëna e tij, Sharon, nga Doncaster tha se ai tani më është mjaftueshëm mirë për t'u kthyer në shtëpi pas 15 vjetësh.

Pas 15 vitesh në spital, 32-vjeçari autik kthehet në

Mësohet se 32-vjeçari u shtrua në klinikë para 15 vitesh, pasi tentonte të vetëdmtohej.  Ai fillimisht u diagnostifikua me skizofreni, por pas një viti diagnoza u rishikua, e si pasojë burri rezultoi se ishte autik.

"Djali im është shumë i lumtur. Më në fund do jetojë i lirë", tha e ëma.

Autizmi është një paaftësi zhvillimore e përjetshme që ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë me botën. Është një gjendje spektri dhe prek njerëzit në mënyra të ndryshme./Ora News/