Personat e pavaksinuar nuk do marrin trajtim mjekësor falas nëse infektohen me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 18:32
Në Singapor, njerëzit që nuk janë vaksinuar dhe sëmuren me Covid do të duhet të paguajnë faturat e tyre mjekësore.
Pra duke nisur që nga 8 dhjetori personat e pavaksinuar nuk do të marrin shërbimin falas nëse sëmuren.
Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë së vendit Ye Kung, i cili foli për nevojën se është e rëndësishme që qytetarët duhet të vaksinohen.
Ndërkohë nga ky vendim përjashtohen fëmijët nën moshën 12-vjeç pasi nuk lejohet që ata të vaksinohen
