U fut në ujë për t'i shpëtuar pickimit të bletëve, 30-vjeçari humb jetën nga sulmi i piranjave
Një 30-vjeçar brazilian u gjet i vdekur në liqenin e një ferme në Brasilândia de Minas. Sipas zjarrfikësve viktima ka tentuar të ikë nga një tufë bletësh, ka hyrë në një liqen dhe është sulmuar nga piranja.
Dy persona të tjerë po peshkonin me të kur u shfaq grumbulli i bletëve. Sipas raportimeve, të tre janë hedhur në liqen, por dy miqtë kanë arritur të notojnë dhe të largohen nga vendi.
Dyshja që shpëtoi thirri zjarrfikësit, por nuk arritën ta gjenin trupin.
Ekipi u kthye ditën tjetër dhe gjeti viktimën në sipërfaqe të ujit.
Gjithashtu sipas zjarrfikësve, trupi i viktimës kishte disa çarje të ngjashme me pickimin e piranjës në të dy anët e fytyrës, veshëve dhe kyçit të dorës së djathtë. Në Amazon jetojnë rreth 30 lloje piranjash dhe sulmet e tyre ndaj njerëzve janë të rralla.
