Sherr mes disa personave, përfshihet reperi i njohur, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 20:42
Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Patra të Greqisë.
Mediat greke, bëjnë me dije se si pasojë e sherrit me thukë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mediat greke raportojnë se në sherr është përfshirë edhe një reper bullgaro-nigerian i njohur si TS, i cili ka plagosur me thikë një prej personave të mëspërm.
Për ngjarjen policia ka vënë në pranga dy persona, ndërkohë që ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen.
