“Ndërrohen rolet”, grabitësit mësyjnë policinë, futen në komisariat dhe marrin 541 kg kokainë
Ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku bandat i kanë ‘vjedhur’ profesionin policisë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se bandat i kanë grabitur policisë 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë.
”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Haëks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KëaZulu-Natal, gjatë fundjavës", tha zëdhënësi i Haëks, brigadier Nomthandazo Mbambo.
Si ndodhi ngjarja.
Sipas raportimit të mediave të huaja, hajdutët kanë thyer xhamat në rajonin e policisë nga një dritare dhe më pas kanë arritur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej droga e sekuestruar.
Sali Berisha lidhe diku gamorin!
9 Nëntor, 21:12
Ata kanë marrë drogën dhe kanë ikur, ndërkohë në lidhje për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të arrestuar.
Policia po punon me identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong

