Shpresat, Dobra dhe Selmani: Jemi gati për dy përballjet, mund të dalim të dytët

Ndërsa Shqipëria ka vetëm shanse matematike për t’u kualifikuar në playoff, Shpresat e drejtuar nga Bushi kanë shanse të mira teksa këto dy ndeshje do të jenë deçizive. Ata do të luajnë fillimisht ndaj sllovenëve më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë ndaj Kosovës po në transfertë dhe sot për të folur për këto përballje dolën në një konferencë për mediat Armando Dobra dhe Adolf Selmani.

Për sulmuesin Dobra, shanset janë të mëdha madje edhe vendi i parë.

"Mendoj se do shkojmë për ta fituar ndeshjen. Ata do të jenë shumë ekip i fortë sepse i kemi mundur këtu dhe do të kërkojnë të na mundin kur të jemi atje. Mendoj se kemi grup shumë të mirë, trajner shumë të mirë dhe do shkojmë për të fituar ndeshjen. AGrupi është shumë i mirë, jemi të gjithë të bashkuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse kemi dy ndeshje të vështira në transfertë dhe do të shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet. Mendoj se mund të dalim edhe në vend të parë, kemi grup shumë të mirë, shumë të talentuar. Kemi 9 pikë dhe mund ta kapim edhe vendin e parë. Por edhe vendi i dytë është shumë i mirë, pasi kemi grup shumë të mirë dhe mund të kualifikohemi në europian", deklaroi Dobra.

Ndërsa Selmani u shpreh se skuadra gëzon formë të mirë dhe se të gjithë do të japin maksimumin.

"Atmosfera është shumë e mirë, kemi harmoni në ekip. Grupi është i plotë, pa dëmtime. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. T’i vlerësojmë ndeshjet maksimalisht sepse nëse do t’i vlerësojmë në mënyrën e duhur që nga ndeshja me Slloveninë, nëse ne fitojmë me sllovenët, pastaj me këmbë në tokë, do të shkojmë edhe për fitore në Kosovë, që mund të arrihet pasi e kemi treguar edhe më parë me të dyja ekipet që ne dimë t’i mundim ata. Besoj se vendi i dyte mund të arrihet, por t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të japim maksimumin dhe të sakrifikojmë sikur kemi sakrifikuar edhe në ndeshjet e kaluara. Është mëse e arritur", tha lojtari kuqezi./Ora News/.