"Squid Game" do të rikthehet me sezonin e dytë

Seriali "Squid Game" në Netflix do të kthehet me sezonin e dytë.

Hwang Dong-hyuk, regjisori, krijuesi dhe shkrimtari i thrillerit korean me nëntë episode,  konfirmoi lajmin gjatë një interviste për  Associated Press të martën.

"Ka pasur kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë," tha ai.

"Ndihem iskur nuk më keni lënë asnjë zgjidhje. Por unë do të them se me të vërtetë do të ketë një sezon të dytë.”

Regjisori tha se sezoni 2 ishte ende "në procesin e planifikimit" dhe nuk dha detaje rreth datës së publikimit ose kur do të fillonin xhirimet.

Ai vazhdoi: "Gi-Hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën."

Një zëdhënës i Netflix tha për NBC News se sezoni i dytë është duke u diskutuar, por ende nuk është finalizuar.

I publikuar më 17 shtator, "Squid Game" Seong Gi-Hun dhe qindra garues të tjerë të dëshpëruar dhe thellësisht në borxhe konkurrojnë në një garë të dhunshme dhe shpesh groteske për rreth 38 milionë dollarë. 

Vetëm një person mund të fitojë çmimin dhe ata që humbasin serinë e lojërave për fëmijë e paguajnë me jetë.