Italia drejt shtyrjes së gjëndjes së emergjencës shëndetësore, rriten rastet me covid
Pas shumë javësh qëndrueshmëri me tendencë reduktuese të personave të infektuar, e të viktimave nga Covid, të dhënat zyrtare të Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, kanë regjistruar një rritje të numrit të tyre.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 6032 pozitivë. Personat aktualisht të infektuar në Itali janë mbi 100 mijë.
Ndërsa vetëm në një ditë numri i viktimave ka arritur në 68, duke u bërë numri më i larti i regjistruar gjatë javëve të fundit.
Shqetësuese shfaqet situate dhe në strukturat spitalore. Aktualisht janë 421 pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intensive e 6 më shumë se një ditë më parë.
Burimet mediatike italiane informojnë se një nga vendimet më të afërta për qeverinë Draghi është shtyrja e gjëndjes së emergjencës Covid deri më 31 mars 2022.
Masa aktuale parashikon marrjen fund të saj më 31 dhjetor e mbetet një ngërç legjislativ për t'u zgjidhur pasi ligji italian parashikon shtyrjen e gjendjes së emergjencës jo më shumë se 12 muaj.
Italia prej janarit të 2020 është nën gjendjen e emergjencës shëndetësore pandemike.
Ne prag te festive të fundvitit autoritetet po insistojnë zgjatjen e normës së përdorimit të detyruar të Green Pass si dhe në vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë e vaksinimin e fëmijëve në grupmoshën nga 5 në 11 vjeç.
Mbi 20 % e të infektuar aktualë në Itali janë të rinj nën moshën 20 vjeç.
Ndër masat më të fundit të qeverisë Draghi është detyrimi i karantinim për të gjithë nxënësit, në rast se të paktën 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në një klasë e mbikqyrja shëndetësore me testime çdo 5 ditë nëse rastet janë nën 3 të infektuar.
Gjithnjë e më të insistuese bëhen zërat e specialistëve e imunologëve italianë që sinjalizojnë se Italia duhet të adoptoj modelin austriak për një regjim lockdown për personat No Vax./Ora News/
Kompjuteri origjinal i Apple shitet në ankand për 400 mijë dollarë
10 Nëntor, 09:08




