Ky shtet ndëshkon shefat që i dërgojë mesazh punonjësve pas orarit të punës, ndalohet me ligj

Portugalia ka miratuar së fundmi ligjin e saj më të ri, në lidhje me raportin punëdhënës-punonjës.

Për të siguruar që punonjësit të mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë në vend, Partia Socialiste në pushtet e Portugalisë ka miratuar një legjislacion.

Sipas ligjit të ri, punëdhënësit mund të penalizohen për kontaktimin e punonjësve jashtë orarit zyrtar. 

Punëdhënësit që shkelin ligjin do të  mund të ndëshkohen për kontaktimin e punonjësve pas punës.

Ligji pritet të trajtojë shëndetin mendor të punonjësve dhe t'i ndihmojë ata në krijimin e kufijve të shëndetshëm kur bëhet fjalë për jetën profesionale dhe personale.

Shumë punonjës shpesh hasin në përvojë negative  kur shefi i tyre u kërkon të kryejnë një detyrë pas orarit të punës, ndërsa shumë prej tyre u kërkohet të përgatisin një detyrë ose një projekt një ditë përpara para se të paraqiten në punë.