Dyshohet se drogoi çiftin dhe i përdhunoi gruan, arrestohet agjenti imobiliar

Një agjent i pasurive të paluajtshme është arrestuar në Milano pasi dyshohet se drogoi një çift dhe më pas abuzoi seksualisht me gruan.

Hetuesit milanezë po hetojnë të gjithë kontaktet e burrit për të konstatuar nëse ka viktima të tjera.

Burri u arrestua dje, 8 nëntor nga Karabinierët me akuzën e dhunës seksuale pasi kishte droguar një çift të ri dhe kishte dhunuar gruan gjatë një takimi për blerjen e një shtëpie.

Hetuesit besojnë se ai ka abuzuar në të njëjtën mënyrë edhe me viktima të tjera.

Omar  Confalonieri, i dyshuar për përdhunim  është pronar i një agjencie imobiliare në Milano dhe ka në dispozicionin e tij apartamente dhe dhoma të shumta ku mund të mashtrojë viktimat, t'i drogojë dhe të abuzojë me to.