Video/ Sherr mes bandave rivale, 34 të shtëna dhe 2 kalimtarë të plagosur
Katër persona të armatosur janë burgosur për më shumë se 60 vjet në total pasi qëlluan kalimtarët e pafajshëm jashtë një Kishe në një luftë bandash të përshkruar si "Perëndimi i Egër".
Dy banda rivale të armatosura filluan të qëllonin kundër njëra-tjetrës gjatë një eventi në veri të Londrës.
Në festë kishte rreth 300 pjesëmarrës, të cilët filluan të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre.
Dy kalimtarë të pafajshëm, një burrë 41-vjeçar dhe një grua rreth të 20-tave, u plagosën nga të shtënat, megjithatë nuk pati viktima.
Në vendin e ngjarjes u gjetën gjithsej 34 gëzhoja. Tre burra dhe një grua - Michael Lawrence, Kamal Lorren Parrish, Shearine Andrea Thompson dhe Sinan Ozger u dënuan me një total prej më shumë se 60 vjet burg në lidhje me ngjarjen.
Dy anëtarë të tjerë të bandës të përfshirë në sherr, Haramein Jelani Mohammed dhe Jacob Joseph Maitland, do të dënohen më 24 shkurt të vitit të ardhshëm.
Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë nga jashtë Kishës treguan pjesëmarrësit e tmerruar të festës duke ikur për të shpëtuar jetën dhe duke u strehuar pas automjeteve ndërsa personat e armatosur qëlluan kundër njëri-tjetrit me një automatik dhe armë të tjera.
