Zjarri në një shkollë fillore në Nigeri vret 25 nxënës

Të paktën 25 fëmijë të një shkolle fillore humbën jetën kur klasat e tyre me çati prej kashte morën flakë në jug të Nigerisë, tha Këshilli i Ministrave në një deklaratë.

Katërmbëdhjetë fëmijë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë në gjendje kritike, thuhet në deklaratë. Shkolla është në qytetin Maradi, më shumë se 600 kilometra në lindje të kryeqytetit Niamey.

"Për momentin nuk e dimë origjinën e zjarrit," tha drejtori  i shkollës.

Mësimi është ndërprerë dhe qeveria ka shpallur 3 ditë zie në Maradi. Është hera  e dytë këtë vit që një zjarr vret nxënës në klasat e tyre në Afrikën Perëndimore. Njëzet fëmijë humbën jetën nga zjarri në prill në qytetin e Niamey.

Këshilli i Ministrave tha të hënën se pas dy incidenteve, klasat parashkollore nuk duhet të zhvillohen në klasa me çati kashte.