Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

Parlamenti i Lituanisë ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kufirin e vendit me Bjellorusinë dhe në kampet që presin emigrantët që  vijnë prej andej.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila nisi gjatë mesnatës së 10 nëntorit, është caktuar të zgjasë një muaj. Situata e emergjencës  u lejon rojeve kufitare të përdorin edhe forcës fizike,  për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Lituani.

Shtetet anëtare të BE-së akuzojnë Bjellorusinë se inkurajon emigrantët ilegalë nga Lindja e Mesme , Afganistani dhe Afrika të kalojnë kufirin për të shkuar në territorin e BE-së, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet kundër Minskut për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Lituani ndalon çdo lëvizje brenda pesë kilometrave nga kufiri i Bjellorusisë, përveç se  nëse lejohet nga rojet kufitare.

"Gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për të përdorur masa emergjente për të eliminuar kërcënimin serioz për shoqërinë që vjen nga fluksi masiv i të huajve," u tha përpara parlamentit.

Masat do të pengojnë gjithashtu këdo që kërkon të ndihmojë emigrantët , tha kryeministrja Ingrida Simonite në parlament.

"Njerëzit që jetojnë dhe punojnë (afër kufirit) do të mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por ata që duan të arrijnë atje, për shembull, të marrin emigrantët dhe t'i zhvendosin në një zonë tjetër , do të jetë e vështirë për ta bërë ”, tha Simonite.

Lituania njoftoi të hënën se po transporton trupa ushtarak  në kufirin me Bjellorusinë për t'u përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh./Ora News/