Kompjuteri origjinal i Apple shitet në ankand për 400 mijë dollarë

Një kompjuter origjinal i Apple, i ndërtuar nga bashkëthemeluesit e firmës Steve Wozniak dhe Steve Jobs  në vitin 1976 është shitur për 400 mijë dollarë në një ankand në SHBA.

Apple-1 i rrallë i ndërtuar me dru ende funksionon dhe është një nga vetëm 200 të prodhuara dhe shitur.

"Kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë,  një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilit ai ja shiti makinën për 650 dollarë," tha John Moran Auctioneers në Kaliforni.

Shitja përfshinte manual përdorimi dhe softuer Apple.

"Ky është një lloj i shenjtë për koleksionistët e vjetër të elektronikës dhe teknologjisë kompjuterike," tha eksperti i Apple-1 Corey Cohen për Los Angeles Times.

"Kjo e bën vërtet emocionuese për shumë njerëz."

Jobs, Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan Apple më 1 prill 1976 në një garazh në Kaliforni.

Për të ndihmuar në financimin e prodhimit të parë të Apple, Jobs shiti mikrobusin e tij VW, ndërsa Wozniak shiti kalkulatorin e tij HP-65 për 500 dollarë.

Besohet se ka rreth 20 kompjuterë të tillë në botë ende të aftë për të funksionuar, shkruan BBC. 

Kompjuteri origjinal i Apple shitet në ankand për 400 mijë