Trazirat e 6 janarit, nën hetim edhe Trump, Gjykatësja: Presidentët s'janë mbretër

Komisioni që po heton trazirat e 6 Janarit në Kongresin amerikan ka marrë lejen për të aksesuar dokumente që ish-presidenti Donald Trump nuk i ka dorëzuar me arsyen se janë sekrete.

Një gjykatëse tha të martën se publiku duhet të ketë qasje te Shtëpia e Bardhë dhe komunikimet që ish-presidenti Trump ka pasur në ditët para sulmit.

Materialet që po hasin në kontestime janë telefonatat e ish-presidentit, të dhënat mbi aktivitetet, materialet nga shefi i stafit presidencial, ish-ndihmësi dhe ish-këshilltari i tij ligjor, dhe teksti që ai citoi ditën e "6 Janarit" përpara godinës së Kapitolit, kur u kërkoi simpatizantë "të luftonin si të çmendur" për të ndalur certifikimin e fitores së ish-rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

"Qëndrimi i ish-presidentit bazohet te nocioni se pushteti i ekzekutivit është i përgjithmonshëm, por presidentët nuk janë mbretër dhe akuzuesi nuk është president. Interesi i publikut është që të studiohen ngjarjet që çuan dhe ndodhën më 6 Janar, për të hedhur hapa ligjorë që këto ngjarje të mos përsëriten më," argumentoi gjykatësja Tania Çutkan.

Kongresi amerikan ka ngritur një komision prej 9 vetash për të hetuar sjelljen e ish-presidentit Trump në janar dhe përpjekjet e tij disamujore për të kundërshtuar rezultatin e garës presidenciale që nxori fitues Biden.

Komisioni ka intervistuar mbi 150 dëshmitarë mbi trazirat e 6 Janarit.

Ish-kryeshtetari amerikan nuk është thirrur të dëshmojë dhe vijon të ketë idenë se do të ishte ende në pushtet po të mos ishin manipuluar zgjedhjet./Ora News/