Drejt 11 Dhjetorit, Hoxha: Berisha ka ndjekur në mënyrë të përpiktë statutin, ka mbledhur 4 mijë e 500 firma
Lisandër Hoxha, ka treguar se përse dha dorëheqjen nga nënkryetar i FRPD.
Në një intervistë për Ora News, ai është shprehur se u largua pasi gjërat po shkonin keq dhe brenda PD nuk po punohej për fitore.
Lisandër Hoxha: E paralajmërova, sepse gjërat po shkonin keq nuk po punohej për fitoren, PD po humbet busullën e orientimit të saj politik, po shkëputet nga realiteti dhe sigurisht arritëm te 25 Prilli. Kishim një përplasje të madhe me Bashën sa i takon respektimit të statutit të PD për përfaqësimin e të rinjve dhe të rejave.
Ai thotë se para zgjedhjeve të 25 Prillit ishte kritik ndaj lëvizjeve politike që bëri Kryedemokrati Lulzim Basha përfshirë edhe programin elektoral.
Lisandër Hoxha: Unë kam qenë kritik që nga Tetori i kaluar me shumë lëvizje politike të Bashës, përfshirë këtu dhe programin elektoral dhe normalisht isha shpallur armik dhe kur je armik nuk mund të afrohesh dhe nuk meriton as të kandidohesh në asnjë prej pozicioneve drejtuese.
Përsa i përket Kuvendit Kombëtar të PD që do të mbahet në 11 Dhjetor, Hoxha shprehet se ish-Kryeministri Sali Berisha po e ndjek në mënyrë të përpiktë statutin, ndërsa shton se janë mbledhur 4500 firma të delegatëve.
Lisandër Hoxha: Berisha ka të drejt që të mbledhë Kuvendin. Nëse arrini të bindni një të katërtën e delegatëve të Kuvendin kombëtar keni të drejt të mblidhnin Kuvendin Kombëtar. Këtë e thotë statute. Berisha po bën statutore, po e ndjek në mënyrë të përpiktë statutin e PD. Ka arritur të sigurojë mbi 4500 firma. Ka plotë demorkatë të tjerë që nuk janë në Shqipëri dhe kanë thënë që po të ishin do e votonin.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti për online Anila Kolgjini

