Arrestohet një pronar miniere e zyrtarë të tatimeve, bllokohet HEC-i në Dhërmi, shtëpia në Lungomare e miniera
Një hetim i nisur nga prokuroria e Durrës, është finalizuar me arrestimin e 5 personave dhe bllokimin e disa pasurive. Hetimi i drejtuar nga prokurori Madrid Kullolli, ka nxjerrë në dritë skemën e mashtrimit me TVSH-në në Drejtorinë e Tatimeve në qytetin e Durrësit.
Sipas verimeve hetimore, dëmi financiar në këtë skemë mashtrimi përllogaritet në një vlerë prej 5 milion euro.
“Ora News”, zbulon se mes personave të arrestuar është pronari i kompanisë së hekur-Nikelit që vepron në zonën e Bilishtit, “Alfa Nikel”.
Personi i arrestuar quhet Ali Agolli, i cili dyshohet se ka kryer faktura fiktive me qëllimin e vetëm për përfitim të rimbursimit me TVSH-në.
Mes personave të arrestuar janë dhe zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës.
Pritet që policia e Durrësit të dali shmë shpejt në një konferencë për shtyp, duke thënë detaje mbi këtë operacion.
Deri tani janë vë në pranga Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo.
Ndërsa në kuadër të këtij hetimi, me urdhër të prokurorisë mësohet të jetë bllokuar i gjithë kantieri i makinerive të kompanisë “Alfa Nikel” në zonën e Bilishtit, një hidrocentral i vogël në zonën e Dhërmit si dhe një apartament në zonën e “Lungomares” në Vlorë.
