Nuk i shpëtoi dot policisë, arrestohet i riu shqiptar në Angli. Kultivonte 1.100 bimë kanabisi
Një shqiptar është arrestuar në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Ai është kapur në një shtëpi bari, ku policia ka gjetur më shumë se 1,100 bimë kanabisi me një vlerë prej 200,000 paund.
Shqiptari i arrestuar quhet Klevi Mone dhe sipas medieve britanike ai qendronte në Angli në mënyrë ilegale.
Mësohet se shqiptari ka tentuar t'i shpëtojë policisë, duke u hedhur nga tavani i shtëpisë.
Tentativë, e cila dështoi pasi Klevi Mone u arrestua nga efektivët e policisë, të cilët bastisën shtëpinë e barit.
Pasi u arrestua, Klevi Mone, 22 vjeç, pranoi se kishte filluar kultivimin e kanabisit më 15 gusht.
Gjithashtu ai tha se kishte 20 mijë paund borxhe dhe kjo sipas tij ishte arsyeja pse ai u detyrua të merrej me një punë te tillë./Ora News/

