Ja kush janë dy anëtarët e grupit "Hijet e Natës" që akuzohen se grabitën fajdexhiun Nazmi Çangu

Ora News dy nga katër emrat e personave që akuzohen se kanë marrë pjesë në grabitjen me armë, shoqëruar me tortura të Nazmi Çangut në Fushë-Krujë.

Ardian Prenga alias Ardian Kurti dyshohet se është njeriu kryesor që ka organizuar grabitjen brenda në banesën e Nazmi Çangut më 24 tetor 2021.

Ardian Prenga, është pjesë e grupit “Hijet e Natës”, një grup ky që ka si metodologji veprimi vetëm grabitjen e kasafortave të bizneseve në Tiranë dhe jo vetëm.

Një emër tjetër është Saimir Kuçi. Ky është arrestuar. Edhe ky është pjesë e grupit “Hijet e Natës”, i arrestuar disa herë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si autor i një serie grabitjes, përfshirë dhe grabitjen e Ambasadës Daneze në Tiranë, ku vodhën kasafortën ku mbaheshin vizat dhe pasaportat.

ADN tradhëtoi

Ora Neës mëson se identifikimi i Ardian Prengës alias Kurtit është bërë nëpërmjet analizave të ADN-së, pasi në vendgjarje u gjend një kapele që kishte përmbajtje të djersës dhe qimeve.

Analizimi i tyre solli dhe përputhjen e me profilin e Ardian Prengës. Ky i fundit njihet si person me precedent penalë, kryesisht në atë të grabitjeve. Deri në këta fazë të hetimeve, janë  lëshuar 4 mandate arrestimi, por vetëm një është mundur të ekzekutohet nga policia, e cila që prej ditës së djeshme ka arrestuar Saimir Kuçin në Tiranë.

Bastisjet në Tiranë 

Ndërsa policia ka bastisur dhe 7 objekte të tjera në Tiranë, por nuk ka mundur të gjejë Ardian Kurtin, dhe dy personat e tjerë që besohet se kanë marë pjesë në këtë grabitje brenda banesës së Nazmi Çangut.

Saimir Kuçi, gjithashtu është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë.

 Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.

Kuçi së bashku me 10 persona të grupit u arrestuan nga Krimet e Rënda, në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës” dhe pak vite më parë më konkretisht në maj 2011 Kuçi u dënua me 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Grabitja e baneses së Çangut 

Nga dy kasafortat e Nazmi Çangut, janë vjedhur së shumë financiare diku tek 100 mijë euro dhe një sërë dokumentash që i përkisnin aktivitetit të Nazmi Çangut.

Ky i fundit prej vitesh, merret me një aktivitet të paligjshëm në zonën e Fushë-Krujës, aktivitet që ka të bëjë me dhënien e parave me fajde.