Një kapele, mund të zbulojë skuadrën që grabiti fajdexhiun Çangu
Një kapele e vetme, ka shumë gjasa të sjell‰ identifikimin e një prej autorëve të skuadrës së grabritësve që hynë brenda në banesën e Nazmi Çangut në Fushë-Krujë.
Kjo kapele është prova e vetme që prokuroria dhe policia e Fushë-Krujës, ka administruar nga ku shpresohet të identifikohet, njëri prej autorëve të grabitjes së Çangut.
Me shpresën e identifikimit të qoftë dhe të njërit prej pjesëmarrësve në këtë krimi, anëtarë të grupit të hetimit thonë se mund të shkojnë në zbulimin e emrave të të gjithë skuadrës.
Që prej ditës së djeshme kapelja, disa fije floku dhe një kampion djerse është çuar për ekzaminim në laboratorin shkencor të policisë shkencore në Tiranë, ku po analizohet me detaje.
Të gjitha rezultat bilogjike që do dalin nga të dhënat e sekuestruara në vendgjarje, pritet të krahasohen me profilet e ADN-së të ruajtura në databazat e policisë Shkencore. “…deri në këtë fazë të hetimit situata është pak e ndërlikuar për shkak të mungesës së disa provave që do shërbenin në identifikimin e emrave.
Të shpresojmë nga analizat e ADN-së, mbase dalin me kombinim të njëjtë me profilet që ne kemi marrë tek personat e dyshuar…”-tha për “Ora News” një nga anëtarët e grupit të hetimit.
Ndërsa për këtë ngjarje, mesditen e sotme (26 tetor 2021) në ambjentet e prokurorisë së Krujës, është zhvilluar një analizë hetimore, mes prokurorëve dhe oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të ndarë një sërë detyrash hetimore që duhet të kryhen në ditët në vijim.
Merret në mbrojtje familja e biznesmenit
Nga ana tjetër, policia lokale mësohet se ka marrë në mbrojtje në distancë familjen e Nazmi Çangut, e cila dy netë më parë përjetoi një terror të paparë, ku kryefamiljar është dhunuar dhe torturuar barbarisht në prani të gruas dhe tre fëmijëve.
Sipas deklarimeve që ka dhënë në polici Nazmi Çangu, ishin të paktën 10 persona, ndërsa tre prej tyre kanë qënë të veshur si polici.
Nga dy kasafortat e Nazmi Çangut, janë vjedhur së shumë financiare diku tek 100 mijë euro dhe një sërë dokumentash që i përkisnin aktivitetit të Nazmi Çangut.
Ky i fundit prej vitesh, merret me një aktivitet të paligjshëm në zonën e Fushë-Krujës, aktivitet që ka të bëjë me dhënien e parave me fajde.
Në disa raste ky aktivitet ka sjellë probleme për Çangun. Ndërsa në një rast këtij personazhi i është dashur të paraqitet dhe në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, ku ai ka deklaruar se i kishte dhënë një sasi eurosh Ylvi Beqjat, dhe që sipas tij ai nuk ja kishte kthyer këtë shumë parash.
