Operacioni nga FNSH/ I arrestuari dyshohet si grabitësi i biznesmenit Çangu

Detaje të reja mësohen për operacionin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krujës.

Ora News mëson se policia ka arrestuar 1 person, dhe nga Prokuroria janë lëshuar 7 urdhër-arreste të cilat pritet të ekzekutohen nga FNSH.

Bazuar në provat e mbledhura dhe në shenjat e lëna në vendin e ngjarjes, dyshohet se personi i arrestuar, Saimir Kuçi është i përfshirë në grabitjen e dhunshme të biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël.

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës e Krujë.