Ligji për bashkëqeverisje, Cako: Monstër ligjore!

Qeveria ka ndërmarrë një nismë të re e quajtur "Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje", një ligj i cili synon që ta sjellë më afër qytetarin ën kontrollin e administratës publike.

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Cako e ftuar në studion e RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se ligji i miratuar dje, 4 nëntor nga të gjithë deputetët e mazhorancës është ngritje në një nivel i ligjit të posaçëm të asaj që është spiunimi ose rrjeti i patronazhistëve.

Cako: Ky ligj është një "mostër ligjore". Vetë kjo "mostër ligjore" kërkon që të krijojë një agjenci qendrore e cila do të kontrollojë shumë gjëra jo vetëm punën e administratës qendrore. Ajo që më shqetëson është rrjeti i koordinatorëve, ose rrjeti i patronazhistëve, rrjeti i spiunëve, mund t'i vëmë shumë emra që këta do të shpërndajnë në çdo institucion.  

Zonja Cako u shpreh se ligji i jep disa kompetenca në tejkalimin e kompetencave që duhet të ketë një koordinator i institucionit.

Cako: I jep një kompetencë që thotë kontrollon gjithë ligjshmërinë e veprimeve të institucionit. Nëse ne kemi koordinatori, për çfarë e kemi titullarin e institucionit? Për çfarë ekziston drejtori ekzekutiv nëse ligjshmërinë e kontrollon koordinatori? Që këtu kemi një mbivendosje kompetencash të koordinatorit me drejtorin.  

Lëvizja Socialiste për Integrim do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar projektligjin për bashkëqeverisjen i miratuar  një ditë më parë në Kuvend.