Futi studentët në" Googel Developer clubs", studentja Ornela Rustaj rrëfen si nisi gjithçka
Një grup studentësh të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit të ftuar në emisionin "Jeto me Orën" rrëfyen se si u bënë të cilët pjesë e “Google Developer Student Clubs”.
Ata tashmë lidhen me student nga gjithë bota për të shkëmbyer informacion lidhur me të rejat më të fundit teknologjike.
Një urë komunikimi e jashtëzakonshme që shërben për informacion të thelluar, lidh të rinjtë me gjithë botën edhe në tregun e punës.
Ornela Rrustaj, është studentja që e nisi këtë projekt . Ajo u ndal tek rëndësia që kjo nisëm ka.
Duke iu bashkuar ‘Google Developer Student Clubs’, studentët rritin njohuritë e tyre në një mjedis mësimi online duke ndërtuar ura komunikimi të cilat shkojnë edhe në bashkëpunime konkrete.
"Programi Google Developer Student Clubs (GDSC) është një kanal bazë përmes të cilit ofrohet aftësi zhvillimi për studentët,madje edhe i punëson ata" u shpreh ajo. Rrustaj tha se përveç seminareve, ofrohet gjithashtu një mundësi për studentët që të rifreskojnë njohuritë me të dhënat më të fundit në mënyrë që ti aplikojnë në vendet ku jetojnë.
Leonardo Taragjini, studente në Shkencat Juridike po në Universitetin e Durrësit tha se i është bashkuar kësaj nisme për të marrë sa më shumë njohuri që do ti shërbejnë në profesionin e saj.
Edhe Klenajda Hoxha studente për multimedia dixhitale dhe televizion u shpreh e hapur dhe pro të tilla nismave . Në fund të bisedës të rinjtë u shprehën se së shpejti do zhvillojnë edukim mbi teknologjinë falas.
Ata i bënë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë.
