Gjoni- Ministres së Financave: Të përndjekurit politik të marrin dëmshpërblimin, po i sorollatni kot, dosjet janë plotësuar

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në Partine Demokratike, Greta Gjoni Bardeli, ditën e sotme në Komisionin e Çështjeve Ligjore në Parlament ka kërkuar nga Ministria e Financave që të përndjekurit politikë të regjimit të diktaturës komuniste, të marrin dëmshpërblimit që ju takon.

Në fjalën e saj ajo është shprehur se 10 mijë të përndjekur kanë marrë vetëm një pjesë të dëmshpërblimit, ndërsa shton se janë rreth 1 mijë dosje të mbetura pezull nga Ministra e Drejtësisë.

Ajo thotë se të përndjekurit politikë po zvarriten kot nga institucionet pasi dosjet e tyre janë mbyllur dhe se ata duhet të marrin atë që ju takon.

Greta Gjoni Bardeli: Ka 10 mijë të përndjekur politik që kanë marrë vetëm një këst dhe ka 1 mijë dosje që kanë mbetur pezull në Ministrinë e Drejtësisë. Ka një zvarritje të qëllimshme nga administrata e atyre institucioneve që i sorollatni pa fund njerëzit për plotësimin e dokumenteve, kur ndërkohë dosjet e tyre janë plotësuar sipas ligjit. Tani pyetja ime qëndron këtu: Pse zvarritet pafundësisht dëmshpërblimi I të përndjekurve politik, apo nuk është ky prioritet i kësaj qeverie. Dhe kur do të konkludohet dëmshpërblimi i tyre, ka një afat përcaktues? Ju lutem duhet ta përmbyllni sa më shpejt.