Veliaj kërcënon "5 Majin", kryebashkiaku nuk pranon zëra kritikë, shantazhon mediet që transmetojnë protestat

Kryebashkiaku i Tiranës nuk pranon asnjë bisedim me banorët e lagjes "5 Maji" në Tiranë. Në propagandën e radhës në facebook ai u kërkon të nënshkruajnë marrëveshjen, duke rikthyer në vëmendje rastin e "Astirit" kur familjet u larguan me gaz lotsjellës. Madje ai nuk nguron as të shantazhojë mediet që transmetojnë tubimet që zhvillohet në mbrojtje të shtëpive në Tiranë.

Këto pamje të dhunës policore dhe gazi lotsjellës i hedhur në 4 të mëngjesit nuk vijnë nga shtete diktatoriale të botës së tretë, por janë në mes të Tiranës.

Banorët e "Astirit" u detyruan të lënë shtëpitë e tyre pas rreth 400 ditëve rezistencë përballë forcës së shtetit.

Ndërsa për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese faktoi shkeljet e Erion Veliajt, çështje që tashmë është në SPAK.

Me skenarin e forcës dhe gazit lotsjellës, ashtu si në nëntorin e vitit 2019, kryebashkiaku i Tiranës, deklaron se do të reagojë dhe në rrugën "5 Maji", aty ku familje po hidhen në rrugë edhe pse kanë hipotekë.

"Siç thamë projekti do shkojë deri në fund," është shprehur Veliaj.

"Certifikatë pronësie, telefoni dilni përjashta se ai është në rregull."

Shteti nuk njeh dokumentin e tij dhe shërbëtori publik kërcënon si 'tiran.'

Jo vetëm në demokracitë funksionale, por shenjtëria e pronës respektohet deri në Kinën e largët komuniste.

Kjo foto është kthyer në simbol i respektimit të drejtës së pronarit të ligjshëm për të mos qenë dakord as me shtetin autoritar.

Lali i Tiranës i detyruar të tregojë dhëmbët pas rezistencës së banorëve të "5 Majit" flet për kontrata.

"Duhet të firmosë në njësinë administrative siç kanë filluar t'i firmosin," thotë Veliaj.

Reagon dhe pas kallëzimit të radhës në SPAK, këtë radhë nga banorët e Bregut të Lumit.

Në familjen e zgjedhur për të reklamuar rindërtimin e vonuar, Veliaj tregon dhe largësinë ku i ka vendosur me pretendimin se është nismë sociale.

"Në anën tjetër të asaj kodre është Elbsani, kështu që këtu jemi në periferi në ekstremin më fundor të Tiranës," thotë Veliaj.

Në marrëveshjen e paraqitur për tu nënshkruar, kryebashkiaku, dikur si G99 dhe tashmë me petkun e socialistit të gjithë ditur, shkruan se bëhet fjalë për dhurim me kusht, dhe duke lënë të drejtën e ankimimit.

Por a e mbron ligji personin që nuk pranon marrëveshjen?

Sigurisht që po, por Veliaj kërkon të shtypë çdo zë e çdo medie. Marrëdhënien  me të vërtetën e ka pasur gjithmonë të vështirë, ndaj humb arsyen, zhvishet nga petkat firmato të shërbëtorit të bindur publik e kërcënon me dhunë.

"Për të gjitha ato media, qofshin media të trafikantëve të drogës apo media që vënë gjoba apo portale që dihen që i kanë një postim një apartament," shprehet Veliaj.

Veliaj ti nuk ke apartamente për të ndarë, ndaj përse të kërcënojnë, ku mund ti gjesh? Dhe përse nuk i padit në Prokurori?

Apo më thjesht, përmes deklaratave publike i bën presion dhe SPAK për të mos vazhduar hetimet ndaj teje?

I kujtojmë Veliaj se si rrallë herë do të kujtohet për dy raporte ku përmendet dhuna ndaj medies, OSBE dhe Komisioni Evropian.

Në fakt damkë e zezë në lirinë e medies është kur publikojnë vetëm kronika të gatshme, këtë herë nga Faceboku i Veliajt, dhe jo kur ato renditen në krah të problemeve të publikut.