Vazhdon shembja e objekteve në jug, prishet kalçeto

IKMT ka rifilluar aksionet në jug për prishjen e objekteve të skualifikuara nga procesi i legalizimit.

Ditën e djeshme aksioni është përqëndruar në subjekte pranë detit dhe në prishjen e një kalçetoje në Metoq.

Ditën e sotme, fadromat e IKMT kanë shembur objekte në fshatin Vrion, Finiq.