Shqipëria pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër mashtrimeve me transaksione, arrestohen 28 kriminelë kibernetikë

Njëzet e tetë persona janë arrestuar si të akuzuar për mashtrime me transaksione në kuadër të një operacioni ndërkombëtar ku morën pjesën policitë e 29 shteteve. Operacioni zgjati gati 1 muaj. 

Përmes disa aplikacioneve në telefon celular ata lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme informoi sot policia e shtetit.

Shtetet pjesemarrese

Autoritetet e zbatimit të ligjit nga vendet pjesëmarrëse: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura nga EUROPOL dhe Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve, bashkuan forcat në një veprim të koordinuar kundër mashtrimeve në internet, duke zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë, nga data 1 deri në datën 31 tetor, si pjesë e Veprimit të Tregtisë Elektronike 2021.

Operacioni ndërkombëtar u udhëhoq nga EUROPOL, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike. 

#sellsafe- shitje e sigurt

Në vijim të këtij operacioni ndërkombëtar, të gjitha vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre që të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë në rrjet.

Qëllimi i fushatës është të bëjë tregtinë elektronike më të sigurt, duke promovuar metoda të sigurta blerjeje në internet dhe duke ndihmuar tregtarët e rinj të hapin dyqanin e tyre të parë në rrjet, duke shmangur rrezikun e sulmeve kibernetike.

Vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën përmes kanaleve të mediave sociale duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë elektronike.

Kujdes

Bëni kujdes gjatë lundrimit në internet, pasi grupet kriminale përshtatin vazhdimisht metodat e tyre te mashtrimit në internet, duke iu shfrytëzuar juve dhe këdo tjetër që nuk do të tregojë kujdesin e duhur.

Ja se si të mbroheni kur shisni produkte në rrjet nga mashtruesit në internet

- Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;

- Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t'i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!

- Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

Këshilla për blerësit në internet:

- Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

- Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

- Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

- Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

Denonconi

Për çdo informacion që do t’iu nevojitet, problematikë apo denoncim të kontaktojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike: [email protected], në numrin e telefonit 0694155552, si dhe në aplikacionet Whatsapp, viber etj.