Mediu propozon: Ndryshimet Kushtetuese të miratohen me referendum ose Asamble Kushtetuese

Edhe Partia Republike distancohet nga PD dhe PS lidhur me ndryshimet Kushtetuese.

”Nuk ka asnjë vend të NATO-s që mund të kenë ndryshuar Kushtetutën për 3 ditë si tek ne apo e kanë ndryshuar Kushtetutën kaq herë sa e kemi ndryshuar ne. Është e rëndësishme si inciativa e maxhorancës dhe e sotmja e PD-së kërkojnë një gjykim të thellë e shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit” tha kreu i kësaj partie Fatmir Mediu në mbledhjen e këshillit të legjislacionit.

Ai  propozoi që 4 iniciativat, ato të PD-së dhe PS-së për ndryshimet kushtetuese të diskutohen paraprakisht nga ekspertë ndërkombëtarë.

Jo vetëm kaq Mediu propozon dhe kalimin e këtyre ndryshimeve me referendum popullor.

“Duhen përfshijë konstitucionalistë të nivelit ndërkombëtarë, siç ka ndodhur kur u bë kjo Kushtetutë. Specialistë të mirë dhe nëse ne nuk mundemi ta miratojmë me referendum atëherë të krijojmë një Asamble Kushtetuese që të miratojë kushtetutën nëjherë e përgjithmonë e të vendosim barrierat për të ndalur sa herë që politika kërkon të fusë duart"