"Bosi i kokainës ka rezervuar kat tek kulla më e lartë në Shqipëri", Çuçi i kërkon SPAK të hetojë mbi deklaratën e Bashës
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme SPAK të hetojë mbi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvend.
SPAK ndërkohë e ka administruar letrën e Çuçit dhe po kryen verifikimet e nevojshme.
Lulzim Basha deklaroi gjatë seancës së të enjtes, 28 tetor 2021, se një bos kokaine ka rezervuar kat tek kulla më e lartë në Shqipëri dhe aludoi se Kryeministrit këtë ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët.
"Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mbase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle", tha Basha në atë seancë
