“Po hidhni në erë dialogun politik”, Debate në Këshillin e Legjislacionit, opozita largohet nga seanca

Në mbledhjen e sotme për Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka pasur debate.

Pas diskutimeve dhe debateve të shumta në seancë opozita është larguar nga Këshilli i Legjislacionit, pasi nuk është rënë dakord pë kalendarin e punimeve. 

Me tone të ashpra ai është drejtuar Kryeparlamentares Lindita Nikolla duke i thënë se po hedhin në erë dialogun politik.

Pjese nga diskutimi:

Gazement Bardhi: Nuk është fare serioze zonja Kryetare, që ndërkohë që ne diskutojmë ju keni dy konsulente dhe këshilltare të tuaja. Këshilltarë keni stafin e Kuvendit, merreni aty afër nëse keni nevojë. .Një mbledhje normale e ktheni sikur se ça po bëni.

Lindita Nikolla: Kalojmë tek pika tjetër propozimet e ekpsertëve

Deputetët e PD-së: Ikëm

Lindita Nikolla: Po largoheni, po ikni dhe po e lini edhe këtë pikë për vijimin.

Gazment Bardhi: Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun dhe të mos bini në dakordësi, por ia lini Felajt dhe Gogut në dorë. s’mund të na kushtëzoni ju, seancat dëgjimore do i bëjmë kur të doni ne, si mund t’na nënshtrosh dhe të na thuash se kur do të bëhen seancat dëgjimore. Nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne

Lindita Nikolla: Duke rakorduar

Gazment Bardhi: Si po rakordon pra nëse na doni në tryezë, bini dakort me ne, nëse keni vota të ndryshoni Kushtetutën vetë vazhdojeni.

Ndërkohë Kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla propozoi që mbledhja të vijojë të ditën e premte.