Spitali i Fierit do menaxhohet nga Turqia edhe për 3 vitet e ardhshme
Spitali i Fierit do të jenë nën meneaxhimin e autoriteteve turke edhe për 3 vite të tjera.
Qeveria shqiptare ka miratuar sot Protokollin e Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3 vjeçar, gjatë fazës kalimtare për administrimin e Spitalit Memorial në Fier.
“Ky akt, i cili ne kemi miratuar sot i hap rrugën një bashkëveprimi 3-vjeçar me stafet e përbashkëta, të cilat tashmë kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të Spitalit Memorial në Fier.
Është një spital, i cili, ashtu sikurse dhe parashikohet në një periudhë 3-vjeçare, do të administrohet nga ta dy palët dhe sigurisht do të përfitojnë direkt qytetarët shqiptarë nëpërmjet shërbimeve shumë cilësore por do të përfitojë dhe sistemi shëdetësor; pasi do të krijohet dhe po krijohet një model i autonomisë spitalore, i cili do të replikohet edhe në spitale të tjera” bëri me dije Manastirliu.
Spitali Memorial Rajonal Fier u ofron shërbim shëndetësor rreth 330 mijë banorëve të zonës së jugut.
Gjatë 5 muajve të funksionimit të Spitalit Memorial Fier po menaxhohet në bashkëpunim me një ekip i cili ka ardhur nga Turqia. Janë më shumë se 75 mjekë, infermierë turq, të cilët përgjatë 5 muajve të parë të funksionimit të Spitalit Memorial në Fier janë atashuar pranë këtij spitali.
Aktualisht janë 257 staf i përbashkët shqiptaro-turk që ofron shërbim në Spitalin Memorial Fier.