"Degët e mësuesisë po zhduken!" Debat te "Arsimi", Boçi: Pas 10 vitesh do të kemi krizë! Kushi: Kur të vini ju çoni ata me 5
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u përfshi sot në debate lidhur me ndërkombëtarizimin.
Ndërsa diskutohej buxheti i dedikuar për arsimin në 2022, deputeti demokrat Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit.
Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare.
Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë?
Në përgjigje, Kushi i kërkoi të mos bëjë politikë me arsimin.
Lëngu i kuq që bën "mrekulli" për shëndetin e njeriut
3 Nëntor, 11:47
Boçi: Kjo kënga jote është kënga e mjerimit të arsimit, kemi 8 vite që e dëgjojmë. Sot vlerësimi për diplomën shqiptare është në pikën e tij më të ulët. Arsimi nuk është prioriytet, e keni shprehur në programin e qeverisjes. Më vjen keq që vazhdojmë dhe harxhojmë më shumë për fëmijët tanë dhe nxjerrim fëmijë më të dobët nga ana e dijës. Kalojmë në mënyrë formale një buxhet, 8 vite të njëjtat shifra, ky është buxheti më i madh, më i bukuri, më i lumturi. Nuk kemi rezultat, jemi në mjerim arsimor. Duhet të lëvizni fuqishëm me reforma, jo me fjalë të bukura dhe shifra pa brumë.
Kemi 8 vite që hedhim po këto lekë, do hedhim më shumë ne? Çfarë politikash financiare keni për shmangur braktisjen e shkollës, jo vetëm për grupet vunerabël, nga 9 vjeçarja në shkollën e mesme. Problemi tjetër është harta shkollore që zvogëlon fenomenin në rritje të klasave kolektive, një tjetër vrasje e dijës në Shqipëri. Harta nuk është rikonstruksion dhe ndërtim atje ku nuk ka nxënës. Nëse flasim për dixhitalizimin, ky është revolucioni i dytë, një e ka shpallur kryeministri në 2013 te "Sami Frashëri".
Avulluan 3 mln euro, me laboratorë dhe tableta. Ishalla revolucioni i dytë na nxjerr në selamet. Sa janë paketat financiare dixhitale përgjatë këtyre 2 viteve dhe sa do të jenë paketat financiare për ndërtimin e një platforme të dedikuar për mësimin online? Revolucion dixhital nuk është të blesh kompjuter dhe iPhone. Revolucionet dixhitale kërkojnë ndërhyrje kapilare programore, sot shumë vende kanë futur në 9-vjeçare programimin si lëndë me vete. Laboratorët i dimë ne, i keni me komjutera të shekullit të kaluar. Kush është revolucioni dixhital, futja e zejeve? Për tekstet falas, nuk mund të ketë tekste falas në përdorim. Ose bëjini falas ose me pagesë siç ua merrni në forma të tjera.
Pjesa e ndërkombëtarizimit dhe universitetet, një tjetër dramë e arsimit shqiptar. Po t'ju dëgjosh juve duket sikur nuk e njihni universitetin fare. Marrëveshja mes dy universiteteve nuk është ndërkombëtarizim. Ndërkombëtarizimi është hapja e filialeve që kërkojnë fonde buxhetore të jashtëzakonshme. Sa janë fondet? Vlorën me Janinën e ka lidhur rektori, Barin me Elbasanin e ka lidhur rektori, kemi qenë bashkë pjesë e atyre projekteve. Ndërkombëtarizimi nuk mund të bëhet pa financa. Universitetet po mbyllen për çfarë ndërkombëtarizimi flisni ju? Të është mbyllur Elbasani, universiteti yt, në degët themelore, degët e mësuesisë. Ju duhet të financoni.
Cila është paketa financiare për të shpëtuar universitetin, jemi në alarm, ka rënë gongu, çfarë ndërkombëtarizimi, ne nuk jemi në kombëtarizim! Nuk kemi mësuesi në Elbasan. A e kupton të humbasë arsimimi në Shkodër, në Gjirokastër, që ka humbur. E dini ku po shkojmë? Nga 12 mijë studentë, përgjysmohen në 6 mijë. Mësuesia është degë e mbrojtur, do 8 vite të nxjerrësh një mësues, asnjë vlerësim dhe asnjë mbrojtje. Pas 10 viteve kjo shoqëri do kalojë në krizë mësimdhënie, nuk do ketë më mësues. Shkurtoni kohën e përgatitjes së mësuesit, mos i lini të zvarriten. Ndërkombëtarizim me 600 euro, paga e pedagogut. Unë do jem pedagog ndërkombëtar dhe marr 600 euro, kolegu im merr 6 mijë, mos bëni të tilla kinemara se është absurde. Dua masa dhe projekte kontrete. Pse i keni harruar studentët dhe cila është mbështetja financiare për ta?
Kushi: Si mundet të bëni vlerësimet më negative për Universitetin e Elbasanit duke qenë atje, rektori më thotë gjëra të tjera. Është propaganda më e keqe që mund ti bëni universitetit të Elbasanit, studentëve dhe qytetit, dëmi më i madh që mund ti bëni. Sa i takon ndërkombëtaizimit, nuk është të sjellim vetëm universitetet e huaja në Shqipëri. Ne nuk do mbyllim universitetet shqiptare dhe të sjellim të huaja. Përmes ndërkombëtarizimit ne synojmë fuqizimin e universiteteve tona, përmirësimin e cilësisë së univerrsiteteve tona dhe rritjen e vlerës që ka diploma jonë në krahasim me diplomat e universiteteve të tjera prestigjoze europiane.
E di standardin që keni ju për Universitetet, shitjen e diplomave, Kristal e Vitrina. Si mund të jetë arsimi jonë në mjerim? Si dalin studentët tanë më të mirët jashtë? Thoni që diploma shqiptare nuk njihet në Europë, si ka mundësi që një student që mbaron mjekësinë fillon menjëherë punë në Gjermani? Për mësuesinë vitet e fundit janë marrë masa që mësuesit të jenë cilësorë, nuk e pranoj dot që ju kërkoni të heqim mesataren. Në asnjë mënyrë, kjo është politika jonë. Ju kur t'ju vijë radha çojini ata me 5 për mësues.

