SPAK, kërkon prokurorë ja kush janë 3 kandidatët që do garojnë në KLP-së
Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme SPAK, ka shpallur vendet vakant për të pasur një prokuror brenda strukturës së saj, interes kanë shfaqur tre prokurorë, që vijnë nga prokuroritë e rretheve.
Tre emrat që janë vënë në garë kundër njëri-tjetrit, janë Elvin Gogaj aktualisht Drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Alfred Shehu, zv/drejtues i prokurorisë së Elbasanit dhe Sonila Muhametaj (Domi), prokurore e thjeshtë në prokurorinë e Tiranës.
Aktualisht tre emrat janë në fazën e dorëzimit të dokumentacionit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky dokumentacion konsiston në faktin e garimit të tre kandidatëve me dosjet e tyre personale, që ata kanë hetuar gjatë karrierës së tyre.
Dosjet që janë futur në konkurim bëjnë fjalë për hetimin e grupeve kriminale, korrupsionit dhe pastrimin e parave.
Sonila Muhamedaj, më parë ka shërbyer pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku për shkak të një revolte që pati në këtë prokurori, për çështjen e përfaqësimit në gjyq të dosjes “Shullazi”, Muhamedaj u transferua në Pukë, nga ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.
Më pas Muhamedaj u transferua nga Puka sërisht në kryeqytet, me detyrë prokurore e thjeshtë në prokurorinë e Tiranës, ku vijon ende dhe sot.
Elvin Gogaj, është një kandidaturë potente për të qënë në SPAK. Gjatë gjithë karrierës së tij në prokurori, Gogaj ka shërbyer në pjesën më të madhe të kohës si Drejtues Prokurorie.
Gogaj, ka kaluar me sukses të dyja shkallët e “Vettingut” dhe se tashmë përfaqëson akuzën në emër të shtetit, pranë Prokurorisë së Apelit në Durrës.
Ndërsa kandidatura e tretë është Alfred Shehu, me detyrë prokuror pranë akuzës së Elbasanit. Shehu, ka përfaqësuar akuzën në disa ngjarje të rënda si vrasje në Elbasan.
Ndërsa ngjarja që e bëri të njohur ishte pikërisht dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Prill të 2021, ku zv/drejtuesi i prokurorisë gënjeu, kur u pyet nga gazetarët nëse kishte materiale zgjedhore ose jo në dy makinat e sekuestruara nga policia.
Por vetë tre ditë më pas, prokurori radhiti para gjykatës së Elbasanit një sërë provash, që kishin të bënin me materiale zgjedhore dhe listash emrash votuesish.