Në Maliq 1 mjek për 7000 banorë! Pacientët: Presim me orë të gjata për të marrë shërbimin

Shtatë mijë banorë të Maliqit janë lënë nën kujdesin e një mjeku të vetëm. Stafi i Qendrës Mjekësore është reduktuar dukshëm si pasojë e largimit të bluzave të bardha dhe mungesës së kuadrove në këtë sektor. Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra për të marrë shërbim pasi një mjek i vetëm nuk e përballon ngarkesën e punës.

Një mjeke e vetme ka mbetur në shërbim të rreth 7000 banorëve të qytetit të Maliqit.

Kjo situatë në Qendrën Shëndetësore vijon prej 3 muajsh, ndërkohë që qytetarët thonë se nuk po marrin shërbim.

"Skandaloze, më parë kishte dhe pasdite, kishe urgjencë dhe mjek."

Pacientët shprehen se presin me orë të tëra për konsultat dhe vizitat mjekësore.

"Me një se përballojmë dot. Nga mëngjesi deri tani nuk hyj dot."

"Do të rrish me orë të tëra të mbarosh punë."

Banorët dëshmojnë se ka pasur edhe raste fatale pikërisht për shkak të mungesës së mjekëve.

"Patëm komshiun dhe i plasi apendesiti."

Megjithë situatën kritike, ankesat e bëra nga qytetarët nuk kanë shërbyer për gjetjen e një zgjidhje

"E kemi bërë problem te deputeti. Do ta kemi parasysh, do ta kemi prasysh, se kur do ta kenë parasysh  ata nuk dihet."

Drejtoria e Shëndetit Publik tha pas interesimit të gazetarëve se së shpejti pritet rinovimi i licensës së një mjeku tjetër që do të nisë punë në këtë Qendër Shëndetëesore duke shtuar kështu stafin në dy bluza të bardha për 7 mijë banorë.

Në Maliq 1 mjek për 7000 banorë! Pacientët: Presim me