"Të vijnë ta shohin!" Banorët në Durrës ankohen për pallatin e ri që po u dëmton banesat, Sako nuk gjendet në Bashki
Për të disatën herë banorët e një pallati në zonën e Plazhit në Durrës kanë protestuar kundër ndërtimit të një tjetër objekti ngjitur me banesat e tyre.
Ata ju drejtuan të mërkurën Bashkisë, me shpresën se do ta takonin kryetaren Emirjana Sako, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Amendimet kushtetuese për vetingun përmes prizmit të deçencës
3 Nëntor, 13:40
"Çdo gjë në vesh të shurdhër, askush nuk merr përgjegjësi."
Banorët e pallatit numër 7 në lagjen 13 thonë se pallati i tyre, i cili është i dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës, po dëmtohet edhe më tej nga punimet që po kryhen pranë themeleve të tij.
"Pallati po dëmtohet akoma më shumë nga punimet që kanë bërë zotërinjtë."
"Themelet e pallatit tonë rrezikojnë shumë me hapjen e gropës."
Në kushtet kur Gjykata e Durrësit i ka dhënë të drejtë firmës së ndërtimit për të vijuar punimet, ata kanë një apel për Bashkinë.
"Mimimalja fare të vijnë të shohin njëherë pallatin."





