Plagosje në sy të nxënësve, qëllohen me thikë 2 shoferët e furgonave tek “Fan Noli”

Dy shoferë të furgonëve që transportojnë nxënësit u qëlluan me thikë në derë të shkollës "Fan Noli" në kryeqytet. Autori që i plagosi me thikë është ende i pa identifikuar pasi arriti të largohej. Dëshmitarë të ngjarjes ishin dhe nxënësit e shkollës që pësuan gjendje paniku nga ngjarja që ndodhi për shkak të bllokimit të rrugës nga furgonët që kishin ndaluar para shkollës.

Një konflikt i nisur verbalisht ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse në derë të shkollës "Fan Noli" në kryeqytet ku mbetën të plagosur 2 shoferë furgonash të cilët prej kohësh merren më transportin e nxënësve.

Ata sapo kishin hapur krahun për të marrë fëmijët, një tjetër automjet i cili po vinte nga mbrapa u ka bërë më shenjë që të hapin rrugën me arsyen se e kishte rast emergjent.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga shoferi i fugonit i cili i ka komunikuar se nuk lëviz pa hipur të gjithë fëmijët në furgon.

Nga situata e krijuar por edhe sipas dëshmisë së fëmijëve të cilët ishin prezent, autori i ngjarjes, ende i pa identifikuar, ka dalë nga makina e tij dhe ka goditur 2 shoferet e furgonit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç.

Pas plagosjes me thikë ai është larguar nga vendngjarja ku tashmë policia po punon për kapjen e tij.

Burime nga Spitali Ushtarak thonë se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku do të zbulojnë më shumë mbi dinamikën e plagosjes.

Plagosje në sy të nxënësve, qëllohen me thikë 2

Plagosje në sy të nxënësve, qëllohen me thikë 2
Ekspertët e policisë në rrugën ku ndodhi plagosja
Plagosje në sy të nxënësve, qëllohen me thikë 2
Shkolla "Fan Noli"