Ambasadorja Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, zhvilloi sot një vizitë në kryesinë e Kuvendit, ku qëndroi përreth një orë.

Siç informoi më vonë përmes twitterit vetë diplomatja amerikane, ajo takoi kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend, Alfred Rushajn nga PD dhe Taulant Ballën nga PS.

Ambasadorja Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të ngrihen mbi
Kim duke u futur në Kryesi

"Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj  për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur" shkruan Kim.

Takimi erdhi pak orë para mbledhjes së këshillit të legjislacionit ku do të diskutohen propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese por edhe pas diskutimit të propozimit të PS-së për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vettingut në drejtësi.

Kim e la Kryesinë rreth orës 11:56 ndërsa nuk pati asnjë koment për mediat.

Ambasadorja Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të ngrihen mbi
Kim me Ballën e Rushaj