Zjarri te ish-Tregu Elektrik, zjarrfikësi tregon si shpëtoi dadon dhe fëmijën 2 vjeç
Një fëmijë vetëm 2 vjeç dhe dadoja e tij u shpëtuan nga zjarrfikësit pas shpërthimit të flakëve në një banesë në katin e shtatë pranë ish-tregut elektrik në Tiranë. Sipas hetuesve origjina e zjarrit ishte një shkëndijë elektrike ne pjesën e kuzhinës ndërkohë që tymi dhe flakët u bënë shkak që banorët të dalin nga pallati për disa orë deri në normalizimin e situatës.
Kjo banesë në zonën ish-Tregut eElektrik në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e të mërkurës, 3 nëntor.
Brenda saj ndodheshin 2 persona, dadoja dhe një fëmijë 2 vjeç të cilët u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut.
Pasi ka konstatuar tymin që po dilte nga pjesa e kuzhinës ajo ka lajmëruar zjarrfikësen pasi në pak sekonda çdo gjë u përfshi në flakët.
Zjarrfikësi Alban Barlika ishte i pari që u përball më flaket ku ka shpjeguar edhe momentet e para brenda banesës së djegur.
"Morëm njoftimin për zjarr në banesë në katin e katërt, kur erdhëm këtu ishte në kat të shtatë. Kur u ngjitëm lart kishte prezencë të madhe tymi dhe një dhomë ishte në flakë, por kur vura re së dikush po bërtite fëmija, fëmija gjithçka ishte shpëtimi i personit. Vura re se fëmija ishte në prezentë të tymit, po ashtu edhe dadoja. Pika e parë mora fëmijën që ishte shumë i vogël, rreth 2 vjeç, e nxora jashtë. Pastaj u ktheva përsëri dhe nxora dadon," tha Barlika.
Flakët kanë alarmuar edhe banorët që për disa minuta kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë deri në normalizimin situatës.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrikë në pjesën e kuzhinës pranë sobës së gatimit.
