Prokurori i Tiranës Endrit Bimi e kalon me sukses vetingun, konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurori e Prokurorisë së Tiranës, Endrit Bimi.
Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, 1 nëntor, prokurori Endrit Bimi dha shpjegime për të ardhurat e babait të bashkëjetuesues nga puna si dentist si dhe për të ardhurat e vëllait në emigrim dhe të prindërve të tij, që sipas KPK-së, kishin burime të ligjshme.
Prokurori Bimi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figures.
Procesi i vetingut për prokurorin Endrit Bimi u krye nga trupa gjykuese e KPK-së e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

