Katër mënyra si të mbroni shtëpinë nga hajdutët

Edhe pse një vend i vogël, në Shqipëri ndodhin shpesh grabitje banesash. Prandaj është e rëndësishme të investoni në mbrojtjen e shtëpisë nga grabitjet.

Për fat të mirë, ju mund të rrisni ndjenjën tuaj të sigurisë në shtëpi dhe të zvogëloni rrezikun e dëmeve materiale me disa ndërhyrje të vogla.

1. Siguroni dyert e jashtme

Përdorni dyer të blinduara, sa më  i fortë të jetë materiali i derës aq më të vështirë e kanë hajdutët ta shtynë derën dhe  të fusin levën ta hapur.

2. Mbroni dritaret e shtëpisë

Një mënyrë popullore për të vjedhur, është hyrja nga dritaret. Sigurohuni gjithmonë për to. Vendosni grilave dhe kyçini mirë, para se të largoheni.

3. A keni siguruar çdo hyrje në shtëpinë tuaj?

Atëherë mund të mendoni më tej për instalimin e një sistemi alarmi, që  zbulon mysafirë të paftuar dhe menjëherë aktivizohet në rast të një lëvizjeje të dyshimtë. Përveç kësaj, një alarm i dukshëm në fasadë do të ketë gjithashtu një funksion

parandalues ​​dhe do të pengojë paraprakisht njerëzit me qëllime të këqija.

4. Lërini perdet pak hapur

Nëse një hajdut shikon perdet e mbyllura për disa ditë në shtëpi, ai me siguri do e kuptojë që aty nuk ka njeri. Prandaj, gjithmonë lërini pak perdet hapur që të krijohet iluzioni sikur jeni në shtëpi./Ora News/