“S’kishim bukë”, babai shet vajzën për 2 mijë dollarë, 55-vjeçari e merr për nuse. Ja dëshira e të miturës

Teksa qytetarët në Afganistan po përballen me varfëri ekstreme, një baba ka shitur vajzën e tij në moshën 9-vjeçare, për të shkuar nuse tek një 55-vjeçar.

Lajmi për të miturën Paruana Mali ka bërë xhiron e botës.

Ndërkohë kjo e fundit për CNN është shprehur se babai e ka shitur për shkak se nuk kishin bukë.

 “Babai më shiti se nuk kishim bukë, oriz dhe miell. Më shiti te një burrë i madh”- ka thënë ajo e pikëlluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, se deri në momentin e fundit 9-vjeçarja iu lut familjarëve të ndryshonin mendje dhe që të mos ta dërgonin te burri që e ka kërkuar për nuse.

Ajo dëshironte që të vazhdonte shkollën dhe ëndrra e saj ishte të bëhej mësuese.

Që kur talibanët kanë ardhur në pushtet, histori të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Kujtojmë se para disa javësh një foshnje u shit për 500 dollarë, pasi familja e saj ishin në mjerim.