Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 12 të arrestuar, sekuestrohen 60 kg kokainë e heroinë. Droga vinte nga Shqipëria

Dymbëdhjetë persona mes tyre 7 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane. Ndërkohë mësohet se he 32 të tjerë janë nën hetim.

Hetimi për të zbuluar rrjetin e trafikantëve ka filluar që në vitin 2019, dhe sipas autoriteteve të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në Belgjikë, Holandë Gjermani dhe Shqipëri.

Sipas mediave italiane, janë arrestuar Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti, Gjysho Bana, 38 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano, Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo, Andreas D’Onofri Përfundoi në burg 31 vjeç banues në Città S. Angelo, shqiptar Emiljan Guri 31 vjeç, banues në San Benedetto del Tronto, Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore, Bujar Perlica, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Edmond Roci. , 45 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo, Brikeli Ziu, 35 vjeç shqiptar banues në Gabicce Mare, Miklovan Ziu, 42 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, Armand Veliu, 34 vjeç.

Po ashtu mësohet se në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe 60 kilogramë drogë.

Mësohet se fillimisht droga vinte në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Aburzzos, ku dhe ishte baza e grupit kriminal.

Zakonisht droga fshihej në magazina apo depo të improvizuara pranë lumit Alenato dhe më pas transportohej në disa zona të Italisë me kamionë.