Buxheti 2022 dhe Eurobondi/ Koti: Borxhi do zhysë Shqipërinë, nevojë për investime e kapitale efiçente
Këshilli i Ministrave miratoi më 22 Tetor projekt-buxhetin për viti 2022, ku parashikohen rritje pagash për disa kategori, nga policët, mësuesit dhe mjekët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë ministrat njoftuan vendimet e marra për secilin sektor.
Deputetja e PD, Sorina Koti në një intervistë për Ora News, shprehet se vendi ynë është një situatë delikate dhe kriza ekonomike sipas saj është e pastabilizuar.
Ajo thotë se në bazë të rezultateve ekonomia në vendin tonë është rritur 1,2%, dhe kjo rritje ka ardhur nga sektori i ndërtimit. Koti shton se ‘mister’ mbetet fakti se nga kanë ardhur paratë për sektorin e ndërtimit.
Sorina Koti: Jemi në një situatë delikate ku kriza ende nuk është stabilizuar. kemi 30 vite demokraci dhe përsëri quhemi një ekonomi e pastabilizuar. Programi nuk duhet parë thjesht si një program qeveritar për një vit por duhet parë për më tutje. Ajo që ne vumë re ishte një parishkueshmëri për rritjen ekonomike gati me 4.1 % për vitin e ardhshëm kur aktualisht parashikohet që deri në Dhjetor të 2021 të kemi rritje prej 7,2 %.
Kur flasim për rritje ekonomike do të thotë që në radhë të parë të kemi një rritje të të ardhurave për buxhetin e familjarëve. Ajo që ne na rezultoi është se ekonomia shqiptare nuk është rritur më shumë se 1.1, 1.2 duke marrë parasysh vetëm sektorin e ndërtimit që këtë vit ndryshe nga herët e tjera. Nuk e parashikojmë dot se nga kanë ardhur paratë e këtij sektori, pasi për fat të keq ekonominë e zezë në Shqipëri e kemi të lartë, kemi një formalitet 40%.
Projektligji që i jep të drejtë qeverisë shqiptare për të kërkuar hua deri në 700 milionë euro u miratua në Kuvend me 78 vota pro, më 28- Tetor.
Për Kotin borxhi në Shqipëri sa vjen e rritet, ndërsa shton se borxhi 700 milionë euro do e zhysë vendin tonë në borxhe.
Sorina Koti: 700 milion euro që do merren nga qeveria një pjesë mund të shpenzohen për këtë vit dhe një pjesë mund të shpenzohen edhe për vitin tjetër. Nuk ka një transparencë se ku do shkonin paratë, sa % do të shkonte për të shlyer një borxh të marrë më përpara, sa % do të shkonte për shpenzime afatshkurtra dhe shpenzime kapitale. Borxhi po rritet në vendin tonë. Kemi më shumë borxh sesa do të rigjenerojmë të ardhura në vendin 2020. Ky borxh do e zhysë Shqipërinë në një kaos borxhi dhe defiçiti akoma më të thellë. Kemi nevojë për investime dhe kapitale efiçente.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
