"Open Balkan" pas largimit të Zaev, Milo: Qeveria e re mund të mos e mbështesë
Zoran Zaev të dielën, 31 tetor dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Lidhjes Social-Demokrate, pasi humbi në zgjedhjet.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se në pamje të parë dorëheqja e tij duket e çuditshme sepse udhëheqësit, kryeministrat, kryetarët e qeverive nuk japin dorëheqje kur humbasin zgjedhjet vendore.
Milo: Zgjedhjet vendore kanë një veçori, vota është më e shpërndarë. Janë zgjedhjet parlamentare ato që përcaktojnë fatin e liderëve politkë aty ku ka demokraci. Zaev ose ka qenë nën presionin e emocioneve të forta që ka prodhuar një humbje e tillë e madhe në zgjedhjet vendore, ose ka dashur të çlirohet nga detyrimet që parashikohet të ketë Maqedonia e Veriut si rrjedhojë e një rezultati të tillë në zgjedhjet vendore. Kjo mund të çojë në rritjen e tensioneve politike dhe Zaev e ka gjetur më të arsyeshme që të largohet nga kjo betejë politike e rradhës.
Ish-ministri u shpreh mosbesues se vendimi i Zaev mund të ndihmojë në përmirësimin e klimës politike.
Milo: Maqedonia mund të riciklojë pas kësaj një krizë politike dhe po filloi kriza politike atje ne jemi mësuar të shikojmë tejzgjatjte të saj. Kam frikë se mund të ndodhemi në një ballafaqim politik midis opozitës që duke shfrytëzuar këtë fitore që arriti në zgjedhjet vendore të kërkojë zgjedhje të përkohshme parlamentare. Predispozita është për të pasur një krizë politike, ose më e pakta për të pasur një rritje të tensioneve politike në Maqedoninë e Veriut.
Nisma "Open Ballkan"
Zaev nuk do të jetë pjesëmarrës në takimin e radhës që është parashikuar të zhvillohet në datën 3 dhe 4 nëntor në Beograd.
Zoti Milo u shpreh se nëse VMRO-DPNE i qëndron deklaratave që kanë bërë dhe që është kundër, perspektiva e "Open Ballkan" nuk duket se mund të jetë shpresëdhënëse.
Milo: Pavarësisht qeverisë që do krijohet në kushte normale pas dorëheqjes së Zaev do të vazhdojë linjën e tij sepse është e njëjta parti. Perspektiva është që e ndodhur nën trysni nga opinioni publik dhe na opozita të mundet që edhe Maqedonia e Veriut, qeveria e re që do ët krijohet të mos e shikojë me entuziazëm lëvizjen "Open Ballkan" dhe mund të ndodhemi para abstenimeve për lëvizjen e mëtejshme të kësaj nisme.
Zoti Milo u shpreh se ditët në vijim do japin elementë të reja për të gjykuar perspektivën në të cilën do të futet Maqedonia e Veriut.
