Ju flet Moska - Si Belinda Balluku ka ironizuar ish-bashkëshortin në formularin e vetëdeklarimit
Si Belinda Balluku ka ironizuar ish-bashkëshortin në formularin e vetëdeklarimit ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Kam në duar 2 libra, të 2 janë të Sokol Ballës, ish-bashkëshortit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Sot është marrë i pandehur nga Prokuroria kryetari i bashkisë së Mallakastrës, i cili ka paraqitur të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit dhe kjo dënohet si vepër penale sipas ligjit të dekriminalizmit dhe sipas Kodit Penal, neni 190/ Falsifikimi i formularëve. Ministja Balluku gjithashtu ka bërë deklarime të rreme që dënohen sipas nenit 190 të Kodit Penal dhe sipas Kushtetutës ka një parim "Të gjithë janë të barabartë para ligjit."
Por nuk është i barabartë kryetari i bashkisë së Mallakastrës me ministren Balluku megjithëse provat janë të qarta siç i kanë treguar. Ministrja Balluku i ka dhënë vetë provat, të paktën ky kryetari i bashkisë së Mallakastrës dhe disa të tjerë si ai ishin munduar t'i fshihnin, kurse kjo i hap vetë provat. Në formularin e vetëdeklarimit thotë se ka qenë vetëm një herë më tepër se një muaj jashtë Shqipërisë, që është një pyetje e detyrueshme për t'iu përgjigjur" A keni jetuar ndonjëherë më tepër se një muaj jashtë Shqipërisë, ku, kur, përse?" Ajo thotë vetëm një herë në vitin 2011 për pushime, korrik-gusht në Britaninë e Madhe.
Por në CV e saj zyrtare thotë se ka kryer studime universitare në Greqi, 2 herë në Amerikë. Minimumi studimet universitare janë 3 ose 4 vjet. Më e pakta këtu ka dyshim të arsyeshëm për hetim. Kjo s'ka thënë ndonjëherë që kam kryer studime me korrespondencë, pra minimumi duhet të ishte bërë një hetim dhe Prokuroria duhet të kishte dalë me një njoftim. Bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme, një ministre që ka në dorë pjesën më të madhe të parave publike.
Ministrja jo vetëm i lejon vetes të japë të dhëna të rrem në formular dhe madje në CV e saj zyrtare si ministre, por Balluku i lejon vetes që ta përdorë formularin për t'u tallur me ish-bashkëshortin e saj. Do thoni hyre në çështje private. E dini pse hyj? Sepse kam në dorë një libër të zotit Sokol Balla me titull "Fjala e lirë sfidë europiane" që është tema e masterit që ky ka bërë në universitet në Britaninë e Madhe. Kur një ministre plotëson një formular dhe jep të dhëna të rreme duke thënë se ka qenë me pushime në vitin 2011 pikërisht në Cardiff, Angli. Në vitin 2010 në këtë qytet kishte përfunduar studimet master bashkëshorti i saj në atë kohë.
Kjo fsheh të dhënat në formular për ato studime se ka pretenduar se ka bërë në CV e saj zyrtare dhe thotë kam qenë me pushime në qytetin ku ka studiuar ish-burri im. Kjo është ët përdorësh formularin për t'u tallur. Kjo është tallje e madhe me lidhin dhe Prokurorinë.
Shikoni videon e plotë.
