Rrëfehet 14 vjeçarja që fitoi "Golden Star Kids", Bajraktari: Ja eksperienca ime më e bukur
Albana Bajraktari 14 vjeçarja e cila doli triumfuse në Turqi në garën internacionale” Golden Star Kids”.
E ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” rrëfeu për rrugën e saj në art. Një soprano në rritje me një zë brilant.
E ftuar edhe me të ëmën Tatiana Bajraktari, Albana rrëfeu për orët e gjata të studimit si dhe eksperiencat e saj në organizime të rëndësishme.
Koncerti ‘Virtuozët’ ishte një nga eksperiencat e saj më të bukura, ku performoi në krah të Inva Mulës asokohe ajo ishte vetëm 10 vjeç.
“Tek Virtuozët, u gjenda në një situatë shumë më të madhe se vetja, aty ndjehej pasha, dhe konkurrenca ndihej deri në gjak, një eksperiencë e paharrueshme” u shpreh Albana.
Tatian Bajraktari tha se mbështetja kundrejt të bijës ka qenë e madhe, në rrugën e lodhshme por dhe të bukur të artit.
Ndërsa lidhur me fitoren në Turqi, Albana u shpreh e lumtur dhe performoi live në fund të emisionit këngën që i siguroi vendin e parë në “Golden Star Kids “.
