Fëmijëria sot dhe dje, Erion Kristo: Fëmijët sot po humbasin kreativitetin, ne luanim me karroca me kuzhineta
Fëmijëria dje dhe sot u diskutua sot në emisionin “Jeto me Orën.”
Të ftuar në panel Edlira Çepani aktiviste për të drejtat e njeriut foli për fëmijërinë e saj, arushi që solli në studio ishte një ndër kukullat e saj të preferuara.
Ajo u ndal tek fëmijëria e sotme sipas saj fëmijët po ngarkohen aq shumë e ndërkohë nuk kanë hapësira ku të luajnë.
“Fëmijët sot nuk kanë hapësira ku mund të luajnë. Ne dikur kishim hapësira poshtë pallateve. Sot fëmijët bombardohen me kurse”- u shpreh ajo.
I ftuar në panel gazetari dhe opinionisti Erion Kristo, tha se fëmijët e sotëm po humbasin si kreativitetin ashtu edhe marrëdhënien mes tyre. Mes kujtimeve ai përmendi një epsiode që shkaktoi të qeshura në studio, teksa rrëfeu se i kishte vjedhur kuzhinetat për të bërë karrocën.
Ai në fund të bisedës u shpreh se fatkeqësisht fëmijët sot kanë humbur fëmijërinë si një etapë ku duhet të eksploronin natyrën e të dëfreheshin së bashku. Edhe psikologia Entela Isufi teksa u ndal tek fëmijëria shpjegoi se sot fëmijëve po ju “vrasim” fëmijërinë pasi nuk po ju jepet liria që ju takon.
