Merr flakë bimësia, zjarri rrethon banesat në Shëngjin

Një zjarr ka përfshirë bimësinë në zonën e Knalles në Shëngjin.

Flakët janë përhapur në disa drejtime, duke ju afruar banesave.

Në zonë mbërritën menjëherë zjarrfikësit të cilët nisën punën për vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.