Hapet “Orio” në "Myslym Shyri"
“Orio”, lokali i dytë që mban këtë emër është hapur të dielën e 31 tetorit në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë. Lokali ofron një mjedis komod e të qetë për çdo grupmoshë.
Kafen e radhës pijeni te "Orio" në “Myslym Shyri”.
I inauguruar të dielën e fundit të tetorit, lokali ofron një mjedis të ngrohtë e komod për fëmijë e të rritur, duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të tyre.
Me një stil elegant në aredim, "Orio" u kthye që në ditën e parë në destinacion të shplodhjes dhe argëtimit.
Klientët e parë shijuan verën e mirë, koktejlet e veçanta dhe mikpritjen e stafit të përzgjedhur me kujdes.
Ceremonisë së përurimit nuk i munguan fishekzjarret dhe ngjyrat e festës.
Ky është lokali i dytë që i shtohet kryeqytetit pas suksesit të të parit në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

