Albanologët kundër “shkrirjes”, studiuesit e shqiptarëve kundër “tutelës” së Akademisë së Shkencave
Albanologët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kundërshtojë tutelën e Akademisë së Shkencave, një tentativë që duket se nuk po bëhen vetëm në vendin tonë. Të mbledhur në Shkodër, studiuesit multidisiplinorë të shqiptarëve akuzuan se vetë akademitë nuk punojnë. Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë si pjesë e Akademisë së Shkencave ka ngjallur debate të forta.
Me qëndrim të unifikuar, drejtuesit e tre Qendrave Albanologjike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, shprehen kundër shkrirjes së Albanologjisë brenda Akademive të Shkencave, tentativë që duket se nuk i përket vetëm Shqipërisë.
Nga Shkodra ku u bënë bashkë në konferencën "Drejt një strategjie të albanologjisë", ata akuzuan akademitë se nuk punojnë dhe tani do të ndajnë licenca nën tutelen e tyre.
"Akademia e studimeve albanalogjike ka një status të saj të miratuar nga Ministria e Arsimit, ka dhe të gjithë strukturat e nevojshme për të qenë e pavarur në rrugën e saj."
"Ka një tendencë burokratike për zbehjen e shkencave albanologjike në lidhje me problemet dhe temat identitare."
Pyetja që ato ngriten në këtë takim ishte se kujt po i intereson që t'i lërë akademitë pa shtëpi?
"Kanë shpikur integrimin, gjerësisht shkrirjen e instituteve tona nën ombrellën e akademive."

Studiuesi, Afrim Krasniqi, e quan të rrezikshme përfshirjen e politikes në debatin për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë, siç ka lajmëruar kreu i Akademisë së Shkencave.
"Shteti shqiptar nuk ka një strategji për shkencën. Është e nevojshme të krijojmë një kulturë të re ku dokumentat historike të flasin dhe politikanët të largohen nga historia."
Nga takimi i Shkodrës drejtuesit e instituteve të Albanologjisë dolën me një draft të përbashkët mbi strategjinë në fushën e kërkimeve albanologjike dhe nënshkruan memorandumin e Ditëve të Albanologjisë.

